KRUJË– Janë riaktivizuar ditën e sotme flakët e zjarrit në Krastë të Krujës.
Sikurse shihet nga fotot, vatrat e zjarrit kanë shkrumbuar mbi 50 hektarë ditën e djeshme, ndërkohë që flakët vijojnë edhe sot.
Edhe pse vatrat arritën të shuhen mëngjesin e sotëm, burime për Report Tv konfirmojnë se disa persona të pa identifikuar po vijojnë ti vënë flakën pyllit duke i rrezikuar jetën edhe zjarrfikësve në zonë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe një patrullë policie në ndjekje të personave të dyshuar të cilët mendohen të jenë ende në zonë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

