TIRANË– Emiljano Shullazi është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në spital pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka organizuar lëvizjen e të dënuarit Emiliano Shullazi, nga burgu 313, ku mbahet nën regjimin “41 bis”, drejt QSUT, për disa kontrolle mjekësore të planifikuara nga mjekët.
Kujtojmë se Emiliano Shullazi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit “41 bis”.
Ankimimi i Shullazit në Kushtetuese erdhi pasi Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga ky regjim i sigurisë së rreptë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

