Pamjet e Policisë nga Aeroporti Nënë Tereza në Rinas, Tiranë. Foto ilustruese (Arkivë).
TIRANË– Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht një 47-vjeçar nga Fushë-Kruja.
Policia njofton se ka proceduar shtetasin S. D., 47 vjeç, sepse djali i tij 15-vjeçar është kthyer deportiv nga Mbretëria e Bashkuar.
Gjatë intervistimit të thelluar rezultoi se shtetasi S. D. e kishte dërguar ilegalisht në Angli, djalin e tij të mitur, me qëllim kërkimin e azilit, ndërsa vetë ky shtetas ndodhej në Shqipëri.
Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit vijon bashkëpunimin e ngushtë me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, e më gjerë, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit, për qëllime azilkërkimi.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

