Pamjet e operacionit të zhvilluar me 23 shkurt, ku u arrestuan 2 vëllezërit e tij.
KRUJË– Policia e Krujës në bashkëpunim me atë Kufitare në Morinë, kanë arrestuar një 23-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Twins”.
Si rezultat i hetimeve të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Twins”, të zhvilluar më 23 shkurt, u kap në Morinë, si dhe u ndalua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, shtetasi i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” D. L., 23 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi D. L., së bashku me 2 vëllezërit e tij binjakë Elson dhe Ervin Lita, 20 vjeç, të arrestuar në kuadër të operacionit “Twins”, mbanin në banesë 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan gjatë këtij operacioni.
2 vëllezërit e arrestuar më herët, dyshohet se dy vëllezërit shpërndanin lëndë narkotike në doza, në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, në Fushë Krujë dhe Krujë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

