Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • I FUNDIT/ Arrestohet Ramazan Rraja

I FUNDIT/ Arrestohet Ramazan Rraja

Kruja.info 3 vjet ago 3 min read

KRUJË– Policia ka arrestuar pasditen e sotme Ramazan Rrajën, në Urën e Gjolës. Gjatë kontrollit që iu bë, Rrajës i është gjetur dhe një armë zjarri. Ai ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si Rrumbu i Shijakut, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Ramazan Rraja u shpall në kërkim zyrtarisht pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se pas ngjarjes së ndodhur më 1 nëntor të vitit 2021 qëndronte grupi i Plarent Dervishajt. Pas dëshmisë u organizuar dhe operacioni nga SPAK që u finalizua më 20 janar të këtij me 5 të arrestuar dhe katër të shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit “Komploti” u arrestuan Genti Nerjaku alias Akil Nerjaku, 40 vjeç, i cili i ka shpëtuar një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në zonën e plazhit në Durrës, Marsel Deçka, 38 vjeç, agjent doganor (i afërm i Plarent Dervishaj), Endrit Sinani, 29 vjeç, Julian Pjetri, 45 vjeç dhe Bashkim Haxhija, 54 vjeç. Në kërkim u shpallën Plarent Dervishaj që tashmë ndodhet në Dubai, bashkë me Julian Meçen dhe Ramazan Rraja që u prangos sot.

Por si ndodhi atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja?

Më 1 nëntor të vitit 2019, rreth orës 16:30 të pasdites, makina ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut, një tregtar dhe i afërm i ish-prokurorit) dhe në përdorim nga prokurori Ndoj, u qëllua me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Ndoj ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Vetë Ndoj ia doli që t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa Aleksandër Laho mori lëndime më të lehta.

Sipas hetimeve, atentatorët kanë qenë dy dhe kanë qëlluar me dy armë të ndryshme, njëri ishte Redjan Rraja dhe bashkëpunëtori i tij ishte Arjol Halilaj, të cilët pasi qëlluan shkuan në Ishëm, ku edhe dogjën mjetin me të cilin po qarkullonin në momentin e vrasjes. Por brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja.al ka raportuar më parë se emri i Halilajt ka dalë nga telefoni që iu sekuestrua Redjan Rrajës pas arrestimit. Por thelbësore kanë qenë edhe shenjat e gishtave të Halilajt, që janë gjetur në mjetin që u përdor në krim. Përputhja e ADN-së me mbetjet biologjike ka bërë që Halilaj të vihet në pranga.

Dy të pandehurit Rraja dhe Halilaj akuzohen për vrasje të funksionarëve publik të mbetur në tentativë, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë vdekjen, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe grup i strukturuar kriminal. Megjithatë asnjë prej tyre nuk e ka pranuar akuzën, duke u deklaruar të pafajshëm.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Ramazan Rraja

Continue Reading

Previous: Kastrioti humb ndaj Bylisit 
Next: Dalin pamjet e arrestimit të Ramazan Rrajës në Fushë-Krujë, Policia jep detaje

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech