 
                Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme një 48-vjeçar të shpallur në kërkim.
Policia njofton se është arrestuar shtetasi me iniciale P.B., 48-vjeç, banues në lagjen nr. 4, Krujë.
Ky shtetas është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 26.06.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."


 Kruja.info
                    Kruja.info                 
         
        