Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Policia e Krujës ka finalizur operacionin e koduar “Home”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 41-vjeçar.
Policia tha se ka arrestuar shtetasin me iniciale E. M., 41-vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 41-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

