KRUJË– Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës në kuadër të operacionit të koduar “Trieste”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Tirana, u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Nikoll Dobrozi, 31 vjeç, banues në Krujë.
Gjykata e Apelit Trieste, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 7 muaj e 20 ditë.
Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e 31-vjeçarit, drejt Italisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

