Foto ilustruese.
ELBASAN– Pas një hetimi 3 mujor, Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Paramendimi”, n[ kuadër të të cilit u arrestuan 2 persona.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. K., 47 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. K. ka blerë një automjet të markës “Touareg” që dyshohet se është i vjedhur, i cili kishte të vendosura targa që rezultojnë të vjedhura në datën 14.09.2022, në Elbasan.
Pasi e ka blerë automjetin, shtetasi R. K. e ka fshehur atë në servisin e tij, në Vorë, në banesën e një të afërmi të tij, në Rinas, dhe në banesën e shtetasit M. K., në Arrameras, Fushë Krujë.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K., në Arrameras, Fushë Krujë, shërbimet e Policisë Elbasan kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Touareg”, bashkë me targat e vjedhura.
Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

