Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Një 28-vjeçar nga Kruja është përfshirë në një aksident me pasojë plagosjen e një personi.
Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin E. M., 28-vjeç, banues në Krujë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi drejtuar automjetin është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin O. V., i cili si pasojë e plagëve të marra ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

