Foto ilustruese.
KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar 25-vjeçarin e shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të koduar “Derveni”, i zhvilluar më 10 nëntor 2022.
Si rezultat i këtij operacioni, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale K. X., 25 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë.
25-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Derveni”, të zhvilluar më 10 nëntor 2022, nga Komisariati i Krujës dhe shërbimet e DVP Durrës, pasi në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (babai dhe vëllai i tij), kishin kultivuar në 2 ambiente të një banesë, në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, 206 bimë narkotike që u sekuestruan së bashku me pajisjet e tjera elektrike që i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor “Derveni”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

