
KRUJË– Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave” që ka si qëllim goditjen e rasteve në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati të palejuara. Si rezultat, është bërë e mundur goditja e një rasti tjetër të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe arrestimin në flagrancë i shtetasit: Emiljan Sela, 24-vjeç, banues në fshatin Shperdhet, Mamurras, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal, duke vënë baste sportive përmes aparatit celular, i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."