
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:20, në rrugën dytësore Aramaras- Fushë Krujë, ku një automjet me drejtuese shtetasen Valbona Demiri, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasin Eduart Skana.
Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetësja Valbona Demiri, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka arrestuar ditën e sotme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin Eduart Skana, 31-vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen Valbona Demiri, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."