
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç.
Policia bën të ditur se një automjet me drejtues shtetasin A. Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."