Foto ilustruese
KRUJË– Një aksident me pasojë vdekjen e një 77-vjeçareje ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë.
Sipas Policisë, shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

