DURRËS– Një 44-vjeçar është vetëvarur në burgun e Durrësit, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për shtetasin Roland Hasani, 44-vjeç, i dënuar me 14 vite për vrasje.
Hasani dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe në kushte të rënda psikologjike ka ndërmarrë edhe aktin e rëndë.
Në dhomë me Hasanajn ka qenë edhe një tjetër i dënuar, por që në ato momente ka qenë në gjumë.
Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani është përcjellë me urgjencë për në spitalin me Durrësit me shenja të zbehta jete. Menjëherë mjekët e kanë futur në sallën e operacionit, por që i ndjeri nuk ia ka dalë dot.
Strukturat e posaçme janë duke kryer hetimet e nevojshme për të mësuar më hollësisht se si ndodhi ngjarja.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

