KRUJË– Një 43-vjeçar është aksidentuar pasditen e djeshme, në fabrikën e çimentos, në Fushë Krujë.
Policia thotë se dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë procesit të punës, shtetasi turk E. D., 43 vjeç.
43-vjeçari, pasi është asistuar nga shërbimet mjekësore, për dëmtimin e lehtë të marrë në këmbë, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

