ROMË– Prokuroria italiane ka kërkuar për Dritan Rexhepin, 20-vite burg dhe pas përfundimit të dënimit të mos lejohet të shkelë në shtetin fqinj.
Prokuroria italiane ka dhënë pretencën dhe për anëtarët e grupit, Gerti Marku 18-vite burg, Edmond Marku 19-vite burg, Alban Mehmetaj 16-vite burg, Elijon Beqiri 16-vite burg, Gentian Manja 9-vjet burg .
Rexhepi i njohur si një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, prej pak javësh ka lënë qelinë e burgut në Ekuador, pasi ka fituar lirinë me kusht dhe çdo javë paraqitet te autoritetet vendase.
Kush është Dritan Rexhepi:
Rezhepi ndodhej në burgun e Latacunga në Ekuador, pasi u arrestua në vitin 2014 në Guayaquil, ndërsa për t’i shpëtuar polcisë, ishte i regjistruar me 2 emra të tjerë veç emrit të tij: Ioannis Dionysopoulos (emër grek) dhe me Lulzim Murataj (emër shqiptar).
Më 10 prill 2015, Rexhepi dënohet me 13 vite burg dhe fillimisht nisi vuajtjen e dënimit në Guayaquil, por që nga 2017 është transferuar në Latacunga. Ai është arratisur 3 herë nga burgu: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.
Në Shqipëri, Rexhepi rezulton i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998, ndërkohë që akuzohet nga SPAK se ka urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz, i cili dyshohet se është vrarë më pas nga pengmarrësit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

