 
                Foto të guroreve në Krujë. Pamjet arkivë.
KRUJË– Partia Demokratike në Krujë ka reaguar ditën e sotme për guroret në Krastë, ku i kanë quajtur abuzive.
Në reagim thuhet se përpos masave të marra nga autoritetet në 2019, këto subjekte vazhdojnë të punojnë në mënyrë të jashtligjshme.
PD kërkon reagim nga autoritet, teksa nuk ka kursyer as akuzat ndaj Policisë së Krujës.
Reagimi i plotë:
Në vitin 2019 , Këshilli i Ministrave ka miratuar një vkm për guroret dhe shfrytëzimim e tyre.
📌Po në këtë vit , pa përjashtim të gjitha guroreve/subjektëve që ushtrojn aktivitetin në territorin e krastës së Krujës, ju është Revokuar leja!
📌Çka do të thotë, se asnjë nga kto subjekte nuk duhej të ushtronte aktivitetin e saj.
📌Nga Ministria përkatëse , jan ushtruar kontrolle dhe jan gjobitur disa nga subjektet.
⛔️Por nga ajo ditë dhe deri në sot , këto gurore po vazhdojnë punën dhe duke qenë se punojnë të pa liçensuar shfrytëzimi i tyre është pa kriter!
⛔️Policia jonë e dashur , jo vetëm që i shikon por i mbron nga ky akt kriminal mjedisor dhe gërryes së Krastës , e cila është bërë si mos më keq!
📌Fotoja është e ditës së sotme dhe sipas koordinatave i përket subjektit Shpresa.al….
✅️Presim reagimin e autoritetëve dhe përciellim indinjatën e qytetarëve të Krujës për këto shkatërrime!
🆘️Mos harroni fabrikën e çimentos , kancer për qytetarët.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."


 Emiranda Bajrami
                    Emiranda Bajrami                 
         
        