KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme një 23-vjeçar turk pasi ditën e djeshme ka me automjet një 62-vjeçar në Krujë.
Sipas Policisë u arrestua në flagrancë shtetasin turk Y. K., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Krujë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet shtetasin B. D., 62 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk R. S., 23 vjeç(pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

