Foto ilustruese.
FIER– Është gjetur ditën e sotme trupi i 14-vjeçarit i cili u mbyt ditën e djeshme në lumin e Semanit.
Policia njofton se pas kërkimeve nga shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec dhe polumbarët e RENEA-s, sot rreth orës 10:40, u bë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së mbytur, shtetasit E. S., 14-vjeç.
Po ashtu, 10-vite më parë, edhe vëllai i 14-vjeçarit është mbytur gjithashtu në këtë lumë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

