KRUJË– Një makinë tip “Volkswagen pasat” është gjetur e djegur nga policia në vendin e quajtur Kallamat në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës.
Makina është djegur totalisht dhe është transportuar pranë komisariatit të Policisë Krujë.
Makina dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e sasisë së eksplozivit familjes Lika në Laç.
Pritet të vijnë ekspertët nga Laçi për të bërë këqyrjen e mjetit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

