Gazetarja e Fiks Fare, Jonida Muka në momentin që hyn brenda parcelës.
KRUJË– Gazetarja e Fiks Fare, Jonida Mukja, ka arritur të zbulojë dhe xhirojë një parcelë kanabisi në fshatin Mafsheq në Malësinë e Krujës.
Gazetarët pas më shumë se 1 orë ecje me këmbë përmes një terreni të vështirë malor, kanë gjetur edhe parcelën ku kultivohej kanabisi.
Grupi xhirimit provoi të futej përmes pemëve dhe shkurreve që hasën duke arritur kështu në parcelën e parë të mbjellë me kanabis-sativa.
Parcela e parë e identifikuar ishte një parcelë ku me sy të lirë numëroheshin rreth 40 rrënjë të mbjella me një gjatësi rreth 2 metra.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

