Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Fushë-Krujë/ Policia sekuestron rreth 190 mijë euro

Fushë-Krujë/ Policia sekuestron rreth 190 mijë euro

Kruja.info 6 muaj ago 2 min read

Sendet e sekuestruara nga Policia

KRUJË– Një 29-vjeçar në Fushë-Krujë është arrestuar ditën e sotme pasi pastronte para me burime të dyshimta, duke i dhënë hua me përqindje në biznesin e tij (Exchange dhe argjendari).

Gjatë kontrollit fizik në subjekt, policia gjeti bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, me peshë 1400.41 gramë dhe me vlerë 187 000 euro. Po ashtu u sekuestruan 100 mijë euro (para cash) dhe bizhuteritë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Sakaq procedohet penalisht, mbi dyshime për bashkëpunim në këto veprimtari, babai i 29-vjeçarit.

Njoftimi:

Operacioni, rezultat i një hetimi 5-mujor, me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Pastronte para me burime të dyshimta, duke i dhënë hua me përqindje, në biznesin e tij (exchange dhe argjendari), në Fushë Krujë, arrestohet 29-vjeçari.

Në subjekt u gjetën dhe bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, me peshë 1400.41 gramë dhe me vlerë 187 000 euro.

Sekuestrohen 100 000 euro (para cash) dhe bizhuteritë.

Procedohet penalisht, mbi dyshime për bashkëpunim në këto veprimtari, babai i 29-vjeçarit.

Si rezultat i një hetimi intensiv, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur që prej muajit tetor 2024, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u finalizua operacioni “Miniera”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 29 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin A. M., 60 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.

Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari, në bashkëpunim me 60-vjeçarin, nëpërmjet biznesit të tyre exchange dhe argjendari, në Fushë Krujë, pastronte para me burime të dyshuara kriminale. Nga kontrolli, në ambientin e bizneseve u gjetën 100 000 euro cash që jepeshin hua kundrejt përfitimit (me përqindje). Gjithashtu, në këtë biznes shiteshin bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Miniera Policia Krujës

Continue Reading

Previous: Grupi hajdutëve në Krujë, arrestohet i shpalluri në kërkim
Next: I FUNDIT/ Aksident në Krujë

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Shtator 2025
H M M E P S D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech