Pamjet nga njëri prej kantiereve ku ka nisur ndërtimi i pallateve në Krujë.
KRUJË– Më në fund, ka nisur puna për ndërtimin e 8 pallateve të reja në Krujë, në kuadër të rindërtimit.
Në këto pallate do të akomodohen 250 familje, të cilat prej 3 vitesh jetojnë në banesa me qera të paguara nga shteti.
Ndërtimi i këtyre pallateve ishte parashikuar të niste në verë të 2020, por Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka çaluar me pjesën e procedurave.
8 pallatet në Krujë, edhe nëse çdo procedurë zbatohet në kohë, do të duhen të paktën 2 vjet të tjera që të ndërtohen.
Për këtë vonesë të krijuar nga Ministria e Rindërtimit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit buxheti i shtetit do të paguajë 1.2 milion euro qira shtesë.
Deri tani buxheti i shtetit ka financuar 557 milion euro për rindërtimin, shuma të cilat janë siguruar duke rritur borxhin publik, ndërsa Ministria e Rindërtimit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kanë harruar disa zona dhe kanë vendosur në prioritet qytete të tjera, duke krijuar edhe dëm ekonomik për qiratë që paguan buxheti i shtetit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

