Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Familja prej 7 anëtarësh nga Malësia e Krujës, pa shtëpi dhe në kushte të mjerueshme

Familja prej 7 anëtarësh nga Malësia e Krujës, pa shtëpi dhe në kushte të mjerueshme

Emiranda Bajrami 3 vjet ago 2 min read

Kryefamiljari dhe banesa e familjes Karraci në fshatin Mafsheq në Malësinë e Krujës.

Familja Karraci me 7 pjesëtarë nga fshati Mafsheq i malësisë të Krujës jeton në një banesë të shkatërruar nga tërmeti i 2019.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Mjerimi në këtë familje është ulur këmbëkryq. Të gjithë ushqehen me rrogën minimale të nuses së shtëpisë e cila edhe pse është në muajin e 8 të shtatzënisë punon në një fasoneri në Krujë.

Më shumë se për ushqime cilësore kanë nevojë të jetojnë në një banesë të sigurt, pasi dhe çadra që është dëmtuar. Të gjithë po jetojnë tek një prej dhomave të shtëpisë dhe ambientin e kanë ndarë me perde.

Bujari, prind i 3 fëmijëve, të cilit i duhet të kujdeset dhe për prindërit e sëmurë është shumë i prekur nga mos-vëmendja e drejtuesve të institucioneve.

“Na kanë sjellë vetëm një çadër. Tani rrimë tek shtëpia e gjyshit në një dhomë. E kemi shumë të vështirë. Na kanë premtuar për shtëpi të re po nuk kanë bërë asgjë deri tani.”

Avdiu, i ati i Bujarit pas një aksidenti në punë vite më parë është i paralizuar atij i dhimbset shumë i biri, bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

“Më dhemb shpirti për të gjithë! Si ka dhembur shpirti askujt për malësinë. Thuhet vetëm partia, partia, qeveria qeveria, është mbushur thesi me parti. Kërkoj vetëm strehim, strehim, strehim për kalamajtë e mi.”

“Kemi tre vjet kështu. Na kanë thënë do ta rregullojmë shtëpinë, po na mbajnë me rena.”

Që fëmijët mos ju mbeten analfabetë, Bujari dhe bashkëshortja e tij sakrifikojnë shumë për shkollimin e tyre. I dërgojnë çdo ditë për tu arsimuar në Krujë. Pas disa javësh që do vijë në jetë dhe fëmija i katërt do të kenë më shumë shpenzime dhe nuk do të paguajnë dot furgonin.

“Me vështirësi e kam paguar furgonin me 1 mijë lekë në ditë. Tani nuk mundem më. Do t’i çoj me gomar se nuk kam çfarë të bëj.”

Me të njëjtat probleme si familja Karraci përballen dhe të tjera në këtë fshat të Krujës. Jetojnë banesa të shkatërruara nga tërmeti dhe në kushte shumë të vështira ekonomike.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e abcnews.al

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Familja Karraci Tërmeti

Continue Reading

Previous: Kastrioti fiton ndaj rivalëve ballshiotë
Next: Digjet kamioçina në Fushë-Krujë

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech