Skip to content
Skip to content
May 4, 2026
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
Kruja.info

Kruja.info

  • Kreu
  • Kruje
    • Turizem
    • Shitje & Blerje
  • Shqiperia
    • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
  • Rajoni
  • Sport
  • Showbiz
  • Te tjera
    • Opinione
    • Teknologji
  • Home
  • Sport
  • Nis puna për Europian U-21, FSHF miraton tre fusha
  • Sport

Nis puna për Europian U-21, FSHF miraton tre fusha

Kruja.info April 21, 2026 2 min read

TIRANE – Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv janë miratuar katër fusha të reja, tre për Partizanin dhe ndërrimi i tapetit të stadiumit “Air Albania”, ku do të zhvillohet finalja e madhe e kampionatit, që siç dihet është në bashkëpunim me Federatën e Serbisë dhe disa ndeshje do të zhvillohen edhe atje.

Komiteti miratoi kërkesën e Komisionit të Infrastrukturës për ndryshimin e tapetit të stadiumit “Air Albania”, si dhe ndërhyrjen në bazament, me qëllim përmbushjen e standardeve më të larta të kërkuara nga UEFA për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe finaleve të këtij kompeticioni.

Nis puna për Europian U-21, FSHF miraton tre fusha për klubin

Fusha e “Air Albanias”

Në të njëjtën linjë, Komiteti miratoi edhe projektin e paraqitur nga FK Partizani, që parashikon zëvendësimin e tapetit ekzistues të stadiumit, si dhe ndërtimin e dy fushave të reja stërvitore, në funksion të këtij eventi madhor.

Në bashkëpunim me klubin, FSHF do të realizojë investimin për të transformuar tapetin e fushës nga bar artificial në bar natyral, duke garantuar kushte optimale loje.

Gjithashtu, një prej dy fushave të reja në kompleksin Partizani do të jetë me bar natyral, e dedikuar për seancat stërvitore të skuadrave pjesëmarrëse gjatë turneut dhe tjetra me tapet artificial.

Rikujtojmë që pak muaj më parë FSHF-ja me vendim të Komitetit Ekzekutiv mbuloi shpenzimet e Partizanit për hotelin e ri të klubit.

Nis puna për Europian U-21, FSHF miraton tre fusha për klubin

Gjendja aktuale e stadiumit “Arena e Demave”

Këto investime përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore të vendit, duke konfirmuar angazhimin e FSHF-së për organizimin me sukses të finaleve të Europianit U-21 2027.

Punimet pritet të nisin së shpejti, me objektivin për përfundimin në kohë dhe në përputhje të plotë me kërkesat e UEFA.

Tags: Sport

Post navigation

Previous Landi i “West Side Family” flet për humbjen e Dr. Florit dhe karrierën e gjatë muzikore
Next 48 vite punë në tezgjah, artizania në Krujë që ndërthur historinë në fije

Të tjera

Kupa e Shqipërisë- katër skuadra synojnë finalen
1 min read
  • Sport

Kupa e Shqipërisë- katër skuadra synojnë finalen

April 21, 2026

Reklama

 

Rreth nesh

Kruja.info është platforma lokale e lajmeve për Krujën dhe rrethinat, që informon publikun me zhvillimet më të fundit nga komuniteti, kultura dhe turizmi. Ajo promovon vlerat lokale dhe lidh qytetarët me zhvillimin e zonës, duke ndërtuar një komunitet më të informuar dhe aktiv.

Rreth Krujës

  • Pozita Gjeografike
  • Kultura
  • Sport
  • Transporti

Të tjera

  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
© 2026 Kruja.info – Të gjitha të drejtat e rezervuara.
SQ