Nga e majta Vladimir Kurti, në mes Agim Buci dhe djathtas Albert Zaja.
KAMËZ– 31-vjeçarja Etleva Kurti është ekzekutuar ditën e sotme me armë zjarri në oborrin e banesës së saj në Kamëz.
Etleva është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit. Gjatë një tentative grabitje në market në 2018, mbeti i vrarë në sy të djalit 6 vjeç, Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Merita. Pak ditë pas këtij krimi, policia arrestoi dy autorët, Vladimir Kurtin, i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm dhe Ruzhdi Hode me 26 vite.
Në një seancë në Gjykatën e Apelit Tiranë, një nga autorët, përkatësisht Vladimir Kurti ka pranuar që te bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar para gjykatës se vrasja e Agim Bucit nuk ishte si pasoje e grabitjes, por ata ishin të paguar për ta vrarë Agim Buçin nga Albert Zaja, dhe ai nuk ka folur me herët për këtë fakt, pasi ishte i frikësuar nga një hakmarrje e mundshme.
Dy vite pas këtij krimi, Policia e Tiranës ka rihapur dosjen. Ka rezultuar se gjurmët e gishtave të fiksuara në automjetin tip “Volklsvagen” me të cilët u larguan autorët, përputhen me ato të Albert Zajës.
Gjithçka është zbuluar pas arrestimit të tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Hetuesit besojnë se 37 vjeçari ka pasur rolin e bashkëpunëtorit në krim. Ai dyshohet se ka qenë shoferi i mjetit me të cilët u larguan dy autorët, Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hode.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

