Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • E paprecedentë në Krujë – Komshiun e dhunon prej 1 viti e gjys, institucionet e sorollasin pas denoncimit

E paprecedentë në Krujë – Komshiun e dhunon prej 1 viti e gjys, institucionet e sorollasin pas denoncimit

Kruja.info 3 vjet ago 3 min read

KRUJË– Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm me një gjobë dhe dhuna vazhon prej një viti e gjysëm. Prokuroria e sorollat për denoncimin që ka bërë duke e çuar herë te OPGJ-ja i policisë e herë te OPGJ-ja i prokurorisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Lule Uka nga fshati Miliskai Fushë Krujës, ankohet në emisionin Fiks Fare se komshiu e dhunon, por shteti nuk bën asgjë. Ajo tregon se pas denoncimit të saj kundrejt komshiut dhunues, masa e vetme që u morë ishtë duke e gjobitur atë. Ka qenë nata e ndërrimit të viteve kur Lule Uka bashkë me të shoqin u dhunuan nga komshiu brenda shtëpisë së tyre.

Shkak i zënkave të komshinjve është bërë një kanal mes dy pronave respektive, por që familja Uka e ka lënë të lirë komshiun të bëhet siç do ai. Por edhe pas këtij mirëkuptimi nga familja Uka dhuna nuk është ndalur. “Madje provat janë ende në shtëpinë time, shapka e tij është ende aty” pohon me lot në sy denoncuesja.

Por problemi në gjithë këtë është se ajo edhe pse e ka denoncuar dhunuesin , policia dhe prokuroria nuk po bëjnë asgjë. Në të dyja institucionet nuk merr përgjigje për kallëzimin e saj, por e sorollasin sa andej këtej. Me lot në sy ajo shprehet se i është drejtuar Fiksin si zgjidhja e vetme pasi ajo dhe familja e saj ndjehen të kërcënuar.

Lulja jeton në kushte të këqija ekonomike me tre vajzat e mitura dhe bashkëshortin, dhe për mosveprimin e policisë pretendon se komshiu dhunues ka lidhje me policinë ndaj dhe çështja zvarritet.

Sorrollatjes e Lule Ukës Fiks Fare i faktoi me pamje , ku denoncuesja shkon të interesohet pranë Komisariatit të Policisë Krujë, në të cilin ka bërë dhe kallëzimin. Por i thonë se ka kaluar në prokurori. Ndërkohë Lulja interesohet edhe në prokurori , ku kërkon të takojë prokuroren Eliora Elezi, por që nuk e takon.

Sekretarja e njofton se dosja i ka kaluar oficerit të zonës (SPZ-së) i cili është Gentian Çitozi. Ai i pohon se dosjen nuk e ka ai, pasi ka qenë tjetër kush që i ka marrë deklaratën. ” Unë jam SPZ-ja i zonës tënde, por që unë nuk e kam dosjen pasi ne këtu jemi 8 persona. Nuk e di kush ka qenë, se po ta kisha unë do të njoftoja” shprehet specialisti Çitozi. Ndërkohë që SPZ-ja që ka marrë deklaratën pohon se e ka dërguar në prokurori.

Sërish Lule Uka i drejtohet Prokurorisë Krujë, ku nga sekretarja mëson prapë se dosja i ka kaluar një tjetër OPGJ-jë , Dionis Bejko. Madje sekretarja e drejton prapë drejt komisariatit për t’u njohur me OPGj-në. Edhe njëherë tjetër Lulja shkon të njihet me oficerin që ka çëhtjen e saj. Në takim me oficerin Bejko ai i pohon se nuk i ka shkuar ende dosja e saj dhe pikërisht po atë dite sa ishte kthyer nga prokuroria dhe nuk i kishin deleguar dosjen e Lules.

Pra edhe pse kanë kaluar 2 muaj nga denoncimi që Lule Uka ka bërë kundrejt komshiut dhunues , ajo sorollatet sa në komisariat e në prokurori pa marrë një përgjigje për rastin e saj.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Eliora Elezi Gentian Çitozi Gjykata Krujes Lule Uka Policia Krujës

Continue Reading

Previous: Trajneri krutan në krye të skuadrës së rëndësishme: Mbërrin fitoren e parë
Next: Rritja e pagës minimale rrezikon të kthehet në bumerang; Fasonët: S’bazohet te produktiviteti

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech