Nga e majta, autori Saimiri Miri dhe viktima Indrit Ndoji.
KRUJË– Kanë dalë para Gjykatës së Krujës për tu njohur me vendimin dy vëllezërit Miri, në masa të rrepta sigurie.
Dy vëllezërit Miri janë arrestuar si autorë të vrasjes së fqinjit të tyre Indrit Ndoj në Fushë-Krujë më 21 tetor në lagjen “Bakushe Visha”.
Dy vëllezërit nuk kanë pranuar në asnjë moment përfshirjen në ngjajre dhe kanë mohuar të kenë gisht në vrasjen e 34-vjeçarit.
34-vjeçari Indrit Ndoj u gjet nga familjarët e tij i vrarë me kaçavidë në lagjen “Bakushe Visha” në Fushë-Krujë.
Fillimisht Policia raportoi se Ndoj dyshohet se ishte qëlluar me armë zjarri por pas ekspertizës u zbulua se ai ishte qëlluar me kaçavidë dhe si pasojë e gjakderdhjes kishte ndërruar jetë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

