Nga e majta viktima Indrit Ndoj dhe vendi i ngjarjes ku është gjetur trupi i pajetë.
KRUJË– Gjykata e Krujës ka dënuar me 60 ditë burg dy vëllezërit e dyshuar si autorë të vrasjes së 34-vjeçarit Indrit Ndoj.
Sajmir dhe Landi Mirin, dy vëllezërit që dyshohet se vranë Indrit Ndojn në Fushë-Krujë ditë më parë, u arrestuan nga policia të shtunë, 22 tetor.
Sipas ekspertizës 34-vjeçari është qëlluar nga autorët me kaçavidë. Sakaq uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar provat ligjore që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve.
Dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.
Indrit Ndoji u gjet i pajetë në një kanal në anë të rrugës nga familjarët e tij ndërsa ishin nisur për punë. Trupi u gjet pas orës 08.00 të mëngjesit të premten, 21 tetor, ndërsa dyshohet se 34-vjeçari ndodhej aty i pajetë për rreth 8-9 orë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

