Nga e majta viktima Indrit Ndoj dhe vendi i ngjarjes ku është gjetur trupi i pajetë.
KRUJË– Gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Konstandina Kuro, ka lënë të lirë autorët e dyshuar të vrasjes së 34-vjeçarit Indrit Ndoj.
Gjyqtarja pranoi kërkesën e prokurorisë për zëvendësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” ndaj 2 vëllezërve Sajmir e Landi Miri.
Dy vëllezërit u arrestuan pasi trupi i 34-vjeçarit u gjet i pajetë buzë një kanali pranë shtëpisë së prindërve të tij në Fushë-Krujë. Sipas autopsisë, i riu humbi jetën nga gjakderdhja pasi u godit me kaçavidë në kofshë.
Trupi i pajetë i viktimës u gjet më 21 tetor 2022 në një kanal nga familjarët e tij teksa po shkonin në punë. Indrit Ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

