Nga e majta viktima Indrit Ndoj dhe vendi i ngjarjes ku është gjetur trupi i pajetë.
KRUJË– Detaje të reja kanë dalë në lidhje me gjetjen e trupit të pajetë të 34-vjeçarit këtë mëngjes në lagjen “Bakushe Visha” në Fushë-Krujë.
Sipas Ballkanweb, nga këqyrja paraprake e trypit të viktimës dyshohet se ai kishte mbi 24 orë që kishte ndërruar jetë, ndërsa rezulton se ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar në këmbë me armë përpara se të ndërronte jetë përfundimisht.
Plumbi i ka prekur arterien femorale 34-vjeçarit duke shkaktuar hemorragji të menjëhershme dhe duke i marrë kështu edhe jetën.
34-vjeçari u dënua nga Gjykata me këtë masë sigurie, pasi në vitin 2021 u kap nga policia duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës.
Ai u arrestua në atë kohë së bashku me Enea Babasin, pasi u kapën nga policia duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo ” dhe “Ford”, 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Trupi i pajetë i Indrit Ndojit është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal në rrugën ‘Bakishe Visha’. Familjarët ishin ata që zbuluan trupin në një kanal, teksa ishin rrugës për punë.
Në trupin e të riut janë konsatuar plagë në këmbë, të cilat dyshohet se janë kryer nga plagosja me armë zjarri. Ndoji, ka qënë i dënuar më parë, për trafikimin klandestinësh.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

