Deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, gjatë seancës plenare të datës 13 tetor 2022.
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike në Krujë, Andia Ulliri, ka kërkuar ditën e djeshme gjatë fjalës së saj në Kuvend, rishikimin e shpronësimeve të pronave dhe banesave që preken nga autostrada Thumanë Kashar.
Sipas Ullirit, gjurma e kësaj rruge prek toka bujqësore, toka truall e mbi 30 shtëpi në Bashkinë Krujë. Deputetja thotë se nëse do ti referohemi studimit të Fizibilitetit për projektimin e rrugës Thumanë-Kashar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, harta e vlerave për zonat kadastrale të prekura nga projekti, do shohim se vlerat janë pothuajse të zhvlerësuara me 10 herë më pak se vlera e tregut.
Ulliri kërkoi ngritjen e një komisioni i cili duhet të ketë autoritetin dhe ekspertizën e nevojshme ku të vlerësohen pronat në vlerën reale.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

