Deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri në Komisionin e Edukimit.
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike në Krujë, Andia Ulliri, ka kërkuar ditën e djeshme në Komisionin e Edukimit që të ndërhyhet në disa shkolla në Njësinë Administrative Fushë-Krujë dhe Nikël.
Ullirri kërkoi që ndërhyrjet të bëhen në shkollën 9 vjecare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë, e cila sipas deputetes është një nga shkollat e cila është anashkaluar nga vëmendja e pushtetit vendor dhe qendror.
Deputetja Ulliri tha se nevojat për përmirësim janë të evidentueshme, duke shtuar se ka një numër të konsideruar nxënësish të cilët zhvillojnë mësimin me dy turne.
Po ashtu, shkolla e Mesme e Bashkuar “Ramazan Karaj”, Nikël pret të nisen punimet për godinën e re nga 6 muaj tashmë dhe shkolla “Vesel Brama” Kurcaj, Nikël ka nevojë për vëmendjen e qeverisë më shumë se kurrë.
Ulliri tha se politikat arsimore kanë nevojë për rishikim dhe ide të reja që ti mundësojnë çdo nxënësi një arsim gjithpërfshirës, cilësor dhe stafi i mësuesve duhet të ngrihet në standartin që meriton.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

