KRUJË– Kanë dalë pamjet dhe emri i 64-vjeçarit që është arrestuar nga Policia e Krujës për armë mbajtje pa leje, ku iu sekuestrua një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi fishekësh.
Falë inteligjencës informative, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale Bashkim Ismaili, 64 vjeç, banues në Krujë.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik PMSH dhe dhjetëra fishekë luftarak, që mbaheshin pa leje nga shtetasi i arrestuar Bashkim Ismaili.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

