KRUJË– Banka e nivelit të dytë, Credins Bank, e cila ka edhe një filial në Fushë-Krujë, ka rënë pre e një sulmi kibernetik, ku është arritur të merret pjesa më e madhe e të dhënave.
Grupi i njohur si “Homeland Justice”, ka publikuar në “Telegram”, disa video me të dhënat e qytetarëve që janë marrë nga databaza e Bankës. Sulmi po ndodh prej ditësh por banka e ka mohuar, dhe vetëm ditën e djeshme u pranua që hakerat kanë marrë të dhënat. Një munges papërgjegjshmërie kjo nga ana e bankës e cila ka çuar në kolaps të gjithë klientët si mungesë të informacionit.
Eksperti Besmir Semanaj tha për Kruja.info se hakerat kanë marrë çfarë kanë dashur dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Një burim brenda bankës, tha për Kruja.info në kushte anomiteti se hakerat kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe se deri në fillim shkurti situata do të jetë shumë problematike.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

