
Pamjet nga njëri prej kantiereve ku ka nisur ndërtimi i pallateve në Krujë.
KRUJË– Si sot 3 vite më parë, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm, i cili shkaktoi 51 viktima dhe mbi 1000 të plagosur.
Për këtë ka reaguar edhe kryebashkiaku Artur Bushi, i cili ndau pamjet nga banesat e rindërtuara në Thumanë, Njësi kjo e cila u prek më së shumti.
Teksa solli në vëmendje momentin e vështirë, Bushi e cilësoi Ramën si “arkitekti sesi gjeti zgjidhjen për të dalë nga ajo situatë të paprovuar më parë, e ku kokëfortësisht ngulmonte që këtë tragjedi ta kthente në një mundësi të fillimit të ri”.
Bushi në postimin e tij, me gjasa ka harruar pa përmendur qindra familje, banesat e të cilëve kanë nisur vetëm pak javë më parë, ndonëse kanë kaluar 3 vite nga tragjedia.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."