KRUJË– Bashkia Krujë ka hapur aplikimet për bursa për të gjithë nxënësit e Arsimit Parauniversitar.
Bashkia Krujë në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave njofton të gjithë nxënësit e viteve të para të Arsimit Parauniversitar në institucionet arsimore publike profesionale, të depozitojnë dokumentacionin pranë Drejtorisë së Arsimit, Kulturës dhe Sportit, në Pallatin e Kulturës “Ibrahim Berdaku” Krujë, për të përfituar bursën për vitin shkollor 2022-2023.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është deri me datë 16.11.2022.
Dokumentat që duhen për të aplikuar janë:
1- Kërkesë me shkrim nga kryefamiljari drejtuar Këshillit Bashkiak Krujë.
2- Deklaratë e të ardhurave.
3- Certifikatë familjare.
4- Vërtetim banimi.
5- Vërtetim nga zyra e ndihmës ekonomike për trajtim ose jo të familjes me ndihmë ekonomike, lloji dhe masa e ndihmës.
6- Vërtetim nga zyra e punës për çdo pjesëtar mbi 18 vjeç.
7- Vërtetim për çdo pjesëtar të familjes mbi 18 vjeç nëse ushtron aktivitet tregtar.
8- Vërtetim nga dega e sigurimeve shoqërore të rrethit për pjesëtarët e familjes që marrin pension.
9- Vërtetim nga shkolla për regjistrimin e nxënësit që aplikon për bursë.
10- Fotokopje e dëftesës bashkë me listën e notave (e noterizuar).
11- Vërtetim notash ose fotokopje e dëftesës nëse është ekselent me notë mesatare 9, nëse jo nuk është e nevojshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

