Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Atentati me 1 viktimë në lokalin e Fatjon Muratajt, Policia sekuestron disa kamera në Fushë-Krujë

Atentati me 1 viktimë në lokalin e Fatjon Muratajt, Policia sekuestron disa kamera në Fushë-Krujë

Kruja.info 3 vjet ago 2 min read

TIRANË– Detaje të reja janë zbardhur nga Policia në lidhje me një nga personat e dyshuar për masakrën e Don Boskos, ku nga sulmi me armë në lokalin e të shumëkërkuarit Fatjon Murati mbeti e vrarë banakierja, Mimoza Paja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Sipas burimeve policore, njëri nga autorët e dyshuar ka udhëtuar një javë përpara krimit, nga Gjermania në Prishtinë dhe ka hyrë në vendin tonë, në fundjavë duke mos u regjistruar të TIMS.

Personi i dyshuar me rekorde të theksuara kriminale e ka bërë këtë lëvizje me qëllim për të fshehur gjurmët dhe përfshirjen në ngjarjen e rëndë. Policia thotë se ka siguruar të dhëna në rrugë konfidenciale, që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve të mundshëm të ngjarjeve.

Grupi i hetimit është fokusuar tek dy emra konkretë, njëri prej të cilëve i ka mbijetuar më herët një atentati, ndërsa tjetri është personazh jo shumë i njohur, por dyshohet të jetë përfshirë në këtë ngjarje për motive hakmarrje.

Aktualisht, sipas BallkanWeb, grupi i hetuesve ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në qarkun e Tiranës, në Fushë Krujë e Durrës dhe po i këqyr me kujdes për të rindërtuar trajektoren e lëvizjeve të autorëve para dhe pas ngjarjes, pasi në këtë mënyrë do të mund të zbulojë se prej nga u nis automjeti për të kryer masakrën.

Atentati në Don Bosko dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrje ndaj vrasjeve të ndodhura në Tiranë, Fushë-Krujë, Laç e Lezhë, ku në shënjestër ishin njerëzit e Ervis Martinaj. kjo vijon të jetë ende pista më e fortë që ka prokuroria.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e të dielës së 12 marsit, kur dy persona të armatosur me kallashnikov, qëlluan me breshëri mbi lokalin në pronësi të Fatjon Muratit në rrugën Anastas Shundi. Nga breshëria e armëve humbi jetën banakierja Mimoza Paja, mbeti e lënduar mbesa e saj 10-vjeçare, u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë. Atentatit i mbijetoi vëllai i Fatjonit, ndërsa ky i fundit i cili do të duhet të ishte në arrest shtëpie u arratis dhe mendohet të jetë larguar nga Shqipëria në Kosovë e prej andej në Turqi.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Fatjon Murataj Policia Shtetit

Continue Reading

Previous: SONDAZH| Zgjedhjet e 14 majit – Kush do ta fitojë Bashkinë e Krujës?
Next: Zgjedhjet e 14 majit, zbulohen sloganet e dy kandidatëve për Kryetar Bashkie në Krujë

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech