Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Një 30-vjeçare është arrestuar nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Shtetësja E. V., 30 vjeçe, banuese në Bubq, Fushë Krujë, ka përplasur me automjetin që drejtonte, motomjetin me drejtues shtetasin I. M., i cili bashkë me pasagjeren në motomjet, shtetasen M. M., ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

