Foto ilustruese.
KRUJË– Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Krujës për 2 vepra të ndryshme penale.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, rezultoi se 20-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata për veprimtari kriminale në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

