Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Policia e Krujës ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme rreth orës 09:30, te kryqëzimi i Niklës.
Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin E. Ç., 26 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues D. F., 32 vjeç.
Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të demtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ç. dhe pasagjerja në këtë automjet, motra e tij, shtetasja B. Ç., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

