Spitali i Krujës. Foto arkivë
KRUJË– Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçareje ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Larushk, Fushë-Krujë.
Sipas Policisë, automjeti me drejtues shtetasin Mehmet Xhixha, 55-vjeç, ka aksidentuar shtetasen Lume Rryta, rreth 55-vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi Mehmet Xhixha, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

