Foto ilustruese.
KRUJË– Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë-Krujë.
Policia thotë se një automjet me drejtues shtetasin Artur Karaj, 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Pellumb Stafuga, 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Pellumb Stafuga. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

