Pamje nga aksidenti
KRUJË- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë.
Burime për Kruja.info bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Krujës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë anësore.
Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

