Makina e aksidentuar. Pamjet Abc.
KURBIN– Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë pranë Fushë Gjormit, orët e para të mëngjesit të sotëm.
Si pasojë e aksidentit, një person raportohet se ka mbetur i lënduar rëndë dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës.
Sipas Abc, drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur, ndërsa trafikndarësja ka përshkuar tej për tej mjetin. Policia po heton shkaqet e aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

