
Foto ilustruese.
KURBIN– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Thumanë-Milot pranë fshatit Gjorëm.
Një mjet i cili lëvizte në drejtim të veriut ka humbu kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore.
Drejtuesi i cili lëvizte i vetëm ka marrë plagë të rënda, ndërsa autoambulanca e Laçit e ka dërguar në spitalin e Traumës.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."