KRUJË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë Krujë- Tiranë, në vendin e quajtur “Lapidari i Tapizës”.
Një autobuz është përplasur me një makinë tip “Golf” por fatmirësisht pa viktima dhe të lënduar.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa Policia nuk ka reaguar ende për ngjarjen.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

