Një protestuar gjatë një prononcimi për mediet.
TIRANË– Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, ka bërë që banorët e Bërxullës të dalin sërish ditën e sotme në protestë.
Ata këtë herë u mblodhën para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ku kërkojnë që të dëmshpërblehen me çmimin e tregut për tokat e tyre që preken nga ndërtimi i rrugës.
“Ku është shteti këtu. I bëj ministrit Çuçi që nuk ndërhyn. Na përdorin mish për top. Me këto mënyra politikanët do e vdesëin Shqipërisë. Cfarë zhvillimi do të ketë rruga kur nuk asnjë lloj projekti. Jemi si copa mishi që mund ti votojmë sa herë duan. Kemi 35 ditë që bëjmë protestë dhe shteti nuk merr mundimin të vogël që të vijë të na e shpjegojë. Unë e kam me paligjshmërinë që bën shteti ynë. Ku u bazua për cmimin e referencës, 4480 lekë”, tha banori.
Ata kanë kërkuar dhe më herët një takim me kryeministrin por deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje nga ai. Ata protestojnë prej ditësh madje kanë paralajmëruar dhe bllokimin e rrugës nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

